Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se i kanë njoftuar misionet e huaja diplomatike në Kosovë dhe Beograd për arrestimin e ish pjesëtarit të Njësisë Speciale, Arbnor Spahiu.
“Kemi informuar edhe në Kosovë edhe në Beograd misionet e huaja diplomatike, kemi kërkuar ndihmën e tyre, kemi kërkuar qartësi dhe shpresojmë që cështja mundësisht sot të qartësohet, pra ai të mos mbahet fare për 48 orë.”
Gërvalla u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës për kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi. /GazetaExpress/