Forca Ajrore e Ukrainës ka njoftuar se Rusia ka ndërmarrë sulmin më të madh ajror me dronë që nga fillimi i luftës, duke lëshuar plot 479 dronë brenda një natë ndaj Ukrainës.
AP raporton se përveç dronëve, Rusia ka lëshuar edhe 20 raketa të llojeve të ndryshme në disa rajone të Ukrainës, ndërsa Forcat Ajrore të vendit, kanë bërë të ditur se objektivat kryesore ishin pjesët qëndrore dhe perëndimore të vendit.
Sipas të njëjtës deklaratë, mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 277 dronë dhe 19 raketa gjatë fluturimit. Ndërsa, vetëm 10 dronë apo raketa kanë arritur objektivin e tyre.
Kujtojmë se zakonisht, sulmet ajrore të Rusisë nisin në mbrëmje dhe përfundojnë në mëngjes, pasi dronët janë më të vështirë për t’u zbuluar në errësirë.
Ndërkohë, në më shumë se 3 vite luftë, Rusia ka sulmuar pa mëshirë zona civile në Ukrainë me dronë të tipit Shahed. Sipas Kombeve të Bashkuara, këto sulme kanë shkaktuar mbi 12,000 viktima civile ukrainase.
Nga ana tjetër, Rusia pretendon se shënjestron vetëm objektiva ushtarake.
aaaaa