Një gazetare austrialiane është goditur me plumb gome në mes të zjarrit të protestave kaotike që kanë përfshirë pjesë të Los Angeles në SHBA.
Korrespondentja amerikane Lauren Tomasi u qëllua në këmbë me një plumb gome nga një oficer policie që po bënte roje në qendrën e qytetit, raporton 9News.
Kjo ndodhi në ditën e tretë të protestave të dhunshme që shpërthyen në qytetin e dytë më të populluar të SHBA-së në kundërpërgjigje të arrestimeve të shumta të emigrantëve të paligjshëm.
U.S. Correspondent Lauren Tomasi has been caught in the crossfire as the LAPD fired rubber bullets at protesters in the heart of Los Angeles. #9News
LATEST: https://t.co/l5w7JxixxB pic.twitter.com/nvQ7m9TGLj— 9News Australia (@9NewsAUS) June 9, 2025
Tomasi u godit teksa raportonte drejtpërdrejt pranë vijës së parë të protestave që rrethonin qendrën metropolitane të paraburgimit të qytetit.
Një nga oficerët e drejtoi armën drejt Tomasit dhe e qëlloi atë nga afër.
aaaaa