Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1358 gjoba dhe ka pezulluar 31 patentë shoferë.
Po ashtu janë raportuar 36 aksidente trafiku, ku 23 persona janë lënduar.
“Gjatë javës së kaluar, nga data 02-08.06.2025, janë shqiptuar 1,358 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 31 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 36 aksidente, nga të cilat: – 17 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 23 persona; – 19 aksidente me dëme materiale.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.”