string(62) "policia-e-los-angelesit-i-ben-thirrje-protestuesve-te-largohen"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 9:44

Policia e Los Angelesit i bën thirrje protestuesve të largohen

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 9:44

Policia e Los Angelesit u ka bërë thirrje protestuesve të largohen menjëherë. Në një postim në X , departamenti i policisë së qytetit tha:

“Demonstruesit kanë marshuar drejt zonës LA dhe po bllokojnë të gjitha korsitë e trafikut në Figueroa dhe 11th St. Një tubim i paligjshëm është shpallur në zonën e Qendrës së Los Anxhelosit. Ju duhet të largoheni menjëherë nga zona.”

Më herët këtë mbrëmje, shefi i policisë së LAPD-it, Jim McDonnell, tha se policia mbështet protestën paqësore, por çdo akt dhune dhe kriminaliteti do të trajtohet shpejt nga oficerët e zbatimit të ligjit.

Nga ana tjetër, Trump ka bërë thirrje teksa në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, Presidenti Donald Trump ka thënë se protestuesit po bëhen shumë më agresivë.

“Mos i lini këta banditë t’ia mbathin pa u ndëshkuar. Bëjeni Amerikën përsëri të madhe!” shkroi ai.

Në një postim të mëvonshëm, ai tha: “Duket shumë keq në Los Anxhelos. sillini trupat! Arrestoni njerëzit me maskë, tani!”.

aaaaa