string(114) "tahiri-per-ngercin-ne-kuvend-shteti-eshte-ne-bllokade-funksionale-pa-perfaqesim-dhe-pa-vendimmarrje-institucionale"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 8:37

Tahiri për ngërçin në kuvend: Shteti është në bllokadë funksionale, pa përfaqësim dhe pa vendimmarrje institucionale

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 8:37

Ish deputeti Besnik Tahiri ka thënë se situata me moskonstituimin e kuvendit nuk duhet të normalizohet. Ai shton se shteti është në bllokadë institucionale.

“Rrafsh katër muaj pas zgjedhjeve, ende nuk kemi konstituim të Kuvendit, kjo situatë nuk guxon të normalizohet. Shteti është në bllokadë funksionale, pa përfaqësim dhe pa vendimmarrje institucionale.”

Tahiri ka thënë se kriza e krijuar po e minon funksionimin demokratik dhe po e cenon besimin e qytetarëve në institucione.

“Kjo është një krizë e thellë politike, që po e minon funksionimin demokratik dhe po e cenon besimin e qytetarëve në institucione. Kredibiliteti institucional po zbehet çdo ditë. Pa institucione të zgjedhura, nuk ka as demokraci, as shtet funksional. Kosova po e humb fuqinë dhe autoritetin e saj, si brenda vendit, ashtu edhe në raport me partnerët ndërkombëtarë. Kjo gjendje duhet të marrë fund urgjentisht.”

aaaaa