Forcat izraelite kanë ndaluar një anije humanitare që ishte nisur drejt Gazës, në një përpjekje për të sjellë ndihma për popullatën palestineze që po përballet me krizë të rëndë humanitare. Anija “Madleen”, pjesë e koalicionit Freedom Flotilla (FFC), u ndalua në det të hapur dhe pasagjerët u dërguan në Izrael.
Ndër të ndaluarit janë aktivistja e njohur për klimën Greta Thunberg, aktori i serialit të famshëm “Game of Thrones” Liam Cunningham, si dhe eurodeputetja franceze Rima Hassan.
Sipas njoftimeve nga koalicioni FFC, forcat izraelite u futën në bord të anijes në ujërat ndërkombëtare. Ata raportojnë se dronë izraelitë fluturonin mbi anije duke hedhur një substancë të bardhë mbi kuvertë, e cila shkaktonte djegie të syve dhe irritim. Ndërkohë, komunikimi me anijen u ndërpre dhe dëgjoheshin zëra shqetësues nëpër radio.
Në një video të publikuar nga Izraeli në rrjetet sociale, shihen pasagjerët me jelekë portokalli të shpëtimit, të ulur pranë njëri-tjetrit, ndërsa ushtarët izraelitë u shpërndajnë ujë dhe ushqim. Greta Thunberg shihet e ulur në pjesën e përparme të grupit.
Në një mesazh të regjistruar paraprakisht, të publikuar nga FFC pasi humbi kontakti me anijen, Greta Thunberg deklaron:
“Nëse po e shihni këtë video, atëherë jemi ndaluar dhe rrëmbyer në ujërat ndërkombëtare nga forcat izraelite ose aleatët e tyre.”
SOS! the volunteers on 'Madleen' have been kidnapped by Israeli forces.
— Freedom Flotilla Coalition (@GazaFFlotilla) June 9, 2025
Greta Thunberg is a Swedish citizen.
Pressure their foreign ministries and help us keep them safe!
Web: https://t.co/uCGmx8sn8j
X : @SweMFA
FB : @SweMFA
IG : swedishmfa#AllEyesOnMadeleen pic.twitter.com/76Myrg2Bnz
Anija “Madleen” është pjesë e një flotile që ka për synim të sfidojë bllokadën izraelite ndaj Gazës. Kjo flotilje po përpiqej të dërgonte ndihma në një moment kur në enklavën palestineze prej më shumë se 2.1 milionë banorësh po mbretëron uri ekstreme, pas më shumë se 600 ditësh lufte dhe 11 javësh bllokadë të plotë të ndihmës humanitare.
Ministria e Jashtme e Izraelit konfirmoi mëngjesin e së hënës se anija është duke lëvizur drejt bregut izraelit dhe se pritet që pasagjerët të rikthehen në vendet e tyre. Ministri i Mbrojtjes Israel Katz deklaroi se kishte urdhëruar ushtrinë të ndalonte çdo përpjekje për të kaluar bllokadën detare drejt Gazës.
Zëdhënësi i ministrit Katz shtoi se aktivistëve do t’u tregoheshin pamje të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 sapo të mbërrinin në portin Ashdod.
Zyrtarët izraelitë e kanë quajtur anijen “jaht selfie” me “VIP-a të famshëm” që, sipas tyre, po kërkojnë publicitet.
“Ka mënyra për të sjellë ndihma në Gazë – dhe ato nuk përfshijnë selfie për Instagram,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme izraelite.
SOS messages to follow#alleyesonMadleen pic.twitter.com/O02sv5c1jW
— Freedom Flotilla Coalition (@GazaFFlotilla) June 9, 2025
Sipas tyre, “përpjekjet e paautorizuara për të thyer bllokadën janë të rrezikshme, të paligjshme dhe dëmtojnë përpjekjet humanitare në zhvillim.”
Koalicioni Freedom Flotilla është një organizatë që prej vitesh kundërshton bllokadën e Gazës dhe përpiqet të sjellë ndihma me mjete detare, pavarësisht kundërshtimeve dhe ndalimeve nga ana e Izraelit.
aaaaa