Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar dërgimin e 2,000 anëtarëve të Gardës Kombëtare në Qarkun e Los Anxhlos për të shtypur protestat kundër aksioneve të koordinuara të ndalimit të emigrantëve, duke anashkaluar autoritetin e guvernatorit të Kalifornisë.
Ky zhvillim i jashtëzakonshëm ndodhi dje, në ditën e dytë të protestave, mes përleshjeve midis forcave të rendit dhe demonstruesve në qytet.
Departamenti i Policisë së Los Angeles tha se protestat e së shtunës ishin paqësore dhe “dita përfundoi pa incidente”.
Megjithatë, në dy qytetet në jug të Los Angeles, Compton dhe Paramount, shpërthyen beteja rrugore mes protestuesve dhe policisë, e cila përdori gaz lotësjellës dhe granata shokimi për të shpërndarë turmat.
Autoritetet lokale nuk kërkuan ndihmën federale.
Përkundrazi, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e quajti vendimin e Trump për të dërguar trupat e Gardës Kombëtare “provokues me qëllim”.
Ai akuzoi administratën Trump për dërgimin e trupave “jo sepse ka mungesë të forcave të rendit, por sepse dëshirojnë një spektakël”.
aaaaa