string(77) "ish-sekretari-i-ffk-se-hodaj-fshf-shenbull-per-federaten-tone-te-keqmenaxhuar"

Sport

Gazeta Express

08/06/2025 15:58

Ish-sekretari i FFK-së, Hodaj: FSHF shenbull për federaten tonë të keqmenaxhuar

Sport

Gazeta Express

08/06/2025 15:58

Ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Taulant Hodaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke e vlerësuar lart organizimin e saj nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe duke i bërë thirrje FFK-së të mësojë nga ky shembull.

Në analizën e tij, Hodaj vë në dukje se Shqipëria ka arritur një nivel të lartë organizimi, profesionalizmi dhe përfaqësimi ndërkombëtar, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet prapa, pavarësisht potencialit të madh që ka në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

“Kosova ka më shumë se mjaftueshëm talente futbolli, një Kombëtare konkurruese, buxhete të krahasueshme me Shqipërinë, madje edhe një Ligj për Sponsorizim që krijon mundësi të mëdha për zhvillim. Ajo që mungon është profesionalizmi në menaxhim dhe vizioni afatgjatë,” – shkruan Hodaj.

Ai e cilëson si të tepruar frikën për vendosjen e simboleve të Kosovës dhe UÇK-së në stadium, por thekson se vëmendja nuk duhet të mbetet aty. Sipas tij, fokusi duhet të jetë te mësimet që Kosova mund të nxjerrë nga suksesi i Shqipërisë, jo te kritikat emocionale.

Në një krahasim të drejtpërdrejtë, Hodaj përmend arritjet e FSHF-së në dekadën e fundit – përfshirë ndërtimin e stadiumit “Air Albania”, kampin nacional në Tiranë, organizimin e finales së parë të UEFA Conference League dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne në mbarë vendin – të gjitha, siç thotë ai, pa ndihmë buxhetore shtetërore.

Në kontrast, ai e kritikon udhëheqjen aktuale të FFK-së për mungesë të transparencës, qasje joprofesionale dhe mungesë bashkëpunimi institucional.

“Në vend që të kritikojmë Shqipërinë, duhet të përvetësojmë modelin e saj. Kosova ka çdo mundësi jo vetëm të arrijë, por edhe ta tejkalojë suksesin e fqinjëve tanë – nëse vendosim profesionalizmin dhe vizionin në qendër të menaxhimit,” – përfundon Hodaj.

Shqipëria si model: Mësimet që duhet të marrë futbolli i Kosovës Çfarë tregoi ndeshja e djeshme Shqipëri vs. Serbi?—…

Posted by Taulant Hodaj on Sunday, June 8, 2025

aaaaa