Tenisti serb me famë botërore, Novak Djokovic, ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me rezultatin 0-0.
Në një postim në rrjetet sociale, Djokovic ka ndarë momente nga loja duke përgëzuar të dy ekipet për sjelljen e tyre sportive dhe respektin e treguar ndaj njëri-tjetrit.
“Respekti dhe fair play janë gjithmonë të mundshme! Bravo i madh për të dyja skuadrat për sjelljen e tyre,” shkruan Djokovic në gjuhën serbe, duke shoqëruar mesazhin me emoji-t e flamujve të Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe simbole që përfaqësojnë respektin dhe bashkëpunimin.
Në postimin e tij shfaqen momente nga ndeshja ku lojtarët e të dy ekipeve ndihmojnë njëri-tjetrin, si dhe pamje që theksojnë atmosferën pozitive në fund të sfidës.
Ndeshja Shqipëri–Serbi, e cila kishte një rëndësi të madhe si sportive ashtu edhe simbolike, përfundoi pa gola.
Kjo ndeshje u luajt në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.
aaaaa