Bashkësia Islame e Kosovës ka thënë se po vazhdon “me sukses” therja e kurbanëve për festën e Kurban Bajramit.
“Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një organizimi të mirëfilltë dhe të mbështetur nga besimtarët, po vazhdon me sukses therjen e kurbanëve sipas porosive të besimtarëve. Që nga falja e namazit të Kurban Bajramit, ky proces ka filluar në emër të Allahut dhe tashmë po i afrohet përmbylljes së tij. Zoti i pranoftë kurbanët e të gjithë besimtarëve dhe i bekoftë familjet me mirësi, paqe dhe begati!”
aaaaa