Një vajzë dyshohet se e ka marrë një person pa dëshirën e saj dhe ka vozitur në drejtim të Prishtinës.
Rasti po hetohet.
“PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM NGA LIRIA- Gjilan 07.06.2025 – 13:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajzën e axhës së tij, viktimën femër kosovare, pa dëshirën e saj e ka marrë dhe e ka futur në veturën e tij i dyshuari mashkull kosovar dhe ka vazhduar në drejtim të Prishtinës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”