Kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ka komentuar paraqitjen e tifozëve në tribunat e “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen ndaj Serbisë.
Ai i përgëzoi tifozët e pranishëm në stadium, për të cilët tha se më shumë ishin nga Kosova sesa nga Shqipëria.
“Dua t’i përgëzoj tifozët që ishin të pranishëm në stadium. Më shumë kishte tifozë nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Shumë pak ka pasur nga Shqipëria. Shumica e lojtarëve nuk e kanë ndjenjën se me kë kanë luajtur”, tha Berisha në “Favorit”.