Tifozët e kombëtares së Shqipërisë, nga të gjitha trojet shqiptare, janë mbledhur në Tiranë, për ndeshjen e madhe ndaj Serbisë.
Përkrahësit e kombëtares shqiptare janë mbledhur që nga mëngjesi i ditës së sotme në rrugët e kryeqytetit shqiptar, duke festuar pa ndalur.
Gjatë festimeve, kamera e “T7” ka kapur ekskluzivisht edhe një moment goxha të veçantë.
Një tifoz e ngriti një dron, jo shumë larg stadiumit “Air Albania”, aty ku do të zhvillohet ndeshja e sontme.
Ky është një moment i rikrijuar i ngjarjes së Beogradit të vitit 2014, kur Ismail Morina – Ballisti e kishte ngritur një dron me mbishkrimin “Autoktonë” e me figurat e shquara shqiptare, Isa Boletini dhe Ismail Qemaili.
Ndeshja Shqipëri – Serbi nis sonte nga ora 20:45 dhe luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës të vitit 2026./GazetaExpress/
aaaaa