string(119) "kurti-ka-pritur-dje-ne-kryeministri-kryetarin-e-vatra-s-kane-folur-per-lidhjet-e-disapores-shqiptare-ne-shba-me-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 16:11

Kurti ka pritur dje në kryeministri kryetarin e “VATRA”-s, kanë folur për lidhjet e disaporës shqiptare në SHBA me Kosovën

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 16:11

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës ‘VATRA’, Elmi Berisha.

Në një njoftim për media nga Zyra për Informim e Kryeministrisë bëhet e ditur se në këtë takim miqësor u vlerësua lart roli historik dhe kontributi i çmueshëm i Shoqatës VATRA për çështjen shqiptare përgjatë më shumë se një shekulli, me theks të veçantë në mbështetjen për lirinë e popullit dhe pavarësinë e Kosovës.

“VATRA ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e mbajtur gjallë çështjen e Kosovës në momentet më të vështira dhe duke ndihmuar në ndërgjegjësimin e opinionit publik dhe politikës amerikane për të drejtën tonë për liri dhe pavarësi. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm të shoqatës VATRA dhe rëndësinë që ajo vazhdon të ketë në fuqizimin e lidhjeve me diasporën dhe të shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se ata diskutuan për mënyrat dhe mundësitë që bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të vendit dhe shoqatës e diasporës sonë në Amerikë të rritet e thellohet më tej në shërbim të interesave të Republikës së Kosovës dhe popullit shqiptar.

aaaaa