string(59) "e-reja-nga-saraji-i-shkupit-humbi-jeten-ne-aksident-trafiku"

Maqedoni

Gazeta Express

07/06/2025 15:50

E reja nga Saraji i Shkupit humbi jetën në aksident trafiku

Maqedoni

Gazeta Express

07/06/2025 15:50

Pasditen e djeshme, respektivisht në ora 16:20, në rrugën rajonale Shkup-Tetovë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku një veturë e tipit BMW me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.XH. (22) nga fshati Semenishtë, komuna e Sarajit, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, bashkudhëtarja V.M. (19) nga i njëjti fshat ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku në ora 17:40 është konstatuar vdekja e saj nga ana e mjekut.

“Gjithashtu, lëndime trupore kanë pësuar edhe tre bashkudhëtare të tjera: A.M. (21), A.M. (21) dhe R.M. (24), të gjitha nga fshati Semenishtë. Të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup”, njofton MPB.

Nga MPB shtojnë se në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipet e SPB Shkup dhe një prokuror publik, me urdhrin e të cilit trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.

aaaaa