Mes luftës së ashpër të fjalëve online midis Presidentit Donald Trump dhe Elon Musk, postimet kryesore janë fshirë nga mediat sociale.
Postimi më përçarës nga Musk pretendonte se Trump është i listuar në dosjet që lidhen me Jeffrey Epstein, dhe se kjo është arsyeja pse ato nuk janë publikuar plotësisht për publikun, shkruan “Time”, trasnmeton Express.
Musk e bëri këtë pretendim të enjten, në një postim të ndarë në platformën e tij të mediave sociale, X (më parë Twitter).
Por që nga mëngjesi i hershëm i së shtunës, postimi i Musk në lidhje me Epstein nuk shfaqej më, me përdoruesit e X që merrnin në vend të kësaj një njoftim që shkruante: “Na vjen keq, ai postim është fshirë”.