string(124) "berisha-thumbon-ramen-per-ndeshjen-shqiperi-serbi-uroj-qe-ata-qe-me-shpirt-e-zemer-jane-me-vucicin-te-mos-shkojne-ne-stadium"

Shqiperi

Gazeta Express

07/06/2025 14:13

Berisha thumbon Ramën për ndeshjen Shqipëri-Serbi: “Uroj që ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në stadium”

Shqiperi

Gazeta Express

07/06/2025 14:13

Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Serbi që zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” ne Tiranë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë me tone politike.

Gjatë një konference për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për çështje të ndryshme politike, Berisha ndaloi edhe tek ndeshja mes dy vendeve, duke thumbuar kryeministrin Edi Rama.

“I uroj fitore kombëtares shqiptare. Uroj një ndeshje në kulmin e futbollit. Do ta ndjek. Uroj që ata që me shpirt e zemër janë me Vuçiçin të mos shkojnë në atë ndeshje”, u shpreh Berisha, duke lënë të nënkuptohet se mesazhi i tij kishte në shënjestër kryeministrin Rama.

aaaaa