Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se nëse do të kishte një prokurori të aftë, e cila është e pavarur dhe e bindur ndaj Kushtetutës dhe ligjit, atëherë, nuk do të kishte ministra që ‘‘akuzojnë median për shpifje vetëm pse iu ekspozohen aferat korruptive’’.
Miftaraj, në postimin e tij të bërë në Facebook, ka shkruar se në një shtet ligjor, ministrat e korruptuar do t’i shihnin nga burgu emisionet.
Postimi:
Sikur të kishim prokurori të aftë, të pavarur dhe të bindur ndaj kushtetutes dhe ligjit, nuk do kishim ministra që akuzojnë median për shpifje vetëm pse iu ekspozohen aferat korruptive.
Ne nje shtet ku ka shtet ligjor, prokuror te ndershem dhe gjyqtar me integritet, ministrat e korruptuar emisionet do i shihnin nga burgu, ne pritje te gjykimit.
Po pasi skemi shtet ligjor, e skemi prokuror të dijshem e te bindur ndaj ligjit, kemi politikane qe e shkelin ligjin haptazi dhe akuzojne te tjeret qe guxojne me raportu korrupsionin.
Ne keto raste edhe politikanet e korruptuar edhe prokuroret e paguximshem dalin nga situata duke e bere shqiponjen dhe duke bere heroin. /GazetaExpress
aaaaa