Para 41 viteve Dragan Stojkoviq ishte në shërbim ushtarak në Prishtinë.
Ishte në shërbimin ushtarak të ish Jugosllavisë.
Dhe shih çudinë, në konferencë për shtyp në Tiranë e takoi shqiptarin e Kosovës pas 41 viteve, ky i fundit si përkthyes në konferencë.
“Saktësisht 41 vjet kanë kaluar që atëherë, dhe fati deshi ta ribashkonte atë me të moshuarin Pleurat Himadunën, çuditërisht, përkthyes në konferencën për shtyp para ndeshjes në ‘Air Albania’.
Në atë vit 1984, Stojkoviq erdhi në Prishtinë dhe Himaduna ishte një producent televiziv në TV Prishtina”, ka shkruar mes të tjera media serbe “Blici”.
“Nuk ishte i habitur që mori thirrje për në ushtri, ashtu ishte koha, ishte normale.
Në Prishtinë kishte mbështetje nga eprorët dhe njerëzit që drejtonin gjithçka, prandaj edhe u vendos të qëndronte atje”, ka thënë mes të tjera Himaduna.
aaaaa