string(56) "fetai-aktivisteve-te-ash-se-po-perpiqen-te-ju-mashtrojne"

Maqedoni

Gazeta Express

07/06/2025 13:29

Fetai aktivistëve të ASH-së: Po përpiqen të ju mashtrojnë!

Maqedoni

Gazeta Express

07/06/2025 13:29

Zëvendëskryeministri i parë, Arben Fetai ka përcjell një mesazh në rrjetet sociale drejtuar aktivistëve të ASh-së:

Ja letra e plotë:

Po përpiqen të ju mashtrojnë: “Arben Fetai po i shërben Izetit”, “po punon për Bilallin”…
E vërteta është një dhe e thjeshtë: ne i shërbejmë vetëm aktivistit të Aleancës dhe punojmë vetëm për forcimin e shtëpisë që e kemi ndërtuar bashkë, me bindje dhe me sakrificë, përkrah Izetit, Bilallit, Zekës dhe Bekimit.

Vija jonë e kuqe është BDI-ja, një organizatë që duhet të japë llogari për korrupsionin dhe politikat e saj antikombëtare. BDI-ja ka nevojë për reformim të brendshëm, dhe kjo mund të vijë vetëm duke i mbajtur në opozitë.

Fushata për të djallëzuar liderët e VLEN-it është mision dhe përpjekje e dëshpëruar për të rehabilituar BDI-në. Ata që i prijnë kësaj loje janë shitur te BDI-ja dhe janë çburrnuar nga kryetari i saj.

Ne nuk jemi shitur. Nuk jemi përkulur. Nuk jemi korruptuar. Nuk jemi komprometuar, as moralisht, as materialisht. Jemi aty ku kemi qenë gjithmonë, të vendosur, të palëkundur dhe me ndërgjegje të pastër si loti.

Ne ecim përpara, krenarë dhe ballëlartë, pa e kthyer kokën mbrapa. Sepse besojmë në rrugën tonë të drejtë dhe në misionin për të cilin jemi bashkuar”, ka shkruar Fetai.

aaaaa