string(99) "arrestohet-nje-kriminel-nga-shtipi-kerkohej-me-flete-arrest-per-te-vuajtur-denimin-mbi-11-vjet-burg"

Maqedoni

Gazeta Express

07/06/2025 13:27

Arrestohet një kriminel nga Shtipi, kërkohej me fletë-arrest për të vuajtur dënimin mbi 11 vjet burg

Maqedoni

Gazeta Express

07/06/2025 13:27

Dje në mesditë, policia e Shtipit ka arrestuar shtetasin nga Shtipi, E.M. (36), i cili ishte në kërkim me urdhër-arrest qendror për të vuajtur pjesën e mbetur të një dënimi me burg prej 11 vjetësh e 8 muajsh për disa vepra penale të kryera më parë.

Më 6 qershor 2025, në orën 11:45 në Shtip, zyrtarët policorë nga SPB Shtip e kanë privuar nga liria E.M. (36) nga Shtipi. Ai ishte në kërkim me urdhër-arrest qendror mbi bazën e një urdhri gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg prej 11 vjetësh e 8 muajsh për vepra penale të parashikuara nga nenet 235, 236, 382, 383, 215 dhe 396 të Kodit Penal.

Personi është dërguar në Institucionin Korrektues-Penal Burgu i Kumanovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

aaaaa