string(92) "ajvazi-ky-1-i-bizneseve-qe-po-perbuzet-buxhetit-te-vendit-i-siguron-1-6-miliarde-euro-ne-vit"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 13:19

Ajvazi: Ky 1% i bizneseve që po përbuzet, buxhetit të vendit i siguron 1.6 miliardë euro në vit

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 13:19

Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve ka reaguar me më shumë mllef ndaj deklaratave përbuzëse të Qeverisë, se në protesta po marrin pjesë vetëm 1% e bizneseve.

Sipas tij, këto biznese përbëjnë shtyllën e zhvillimit ekonomik të vendit, pasi kontributi i tyre në mbushjen e arkës së shtetit është i jashtëzakonshëm – vetëm ato kontribuojnë me mbi 50% të të hyrave buxhetore.

“Ky 1% i bizneseve brenda vitit kontribuon me mbi 1.6 miliardë euro të hyra buxhetore në vit, që i bie rreth 60% e komplet të hyrave brenda një viti. Qeveria, si duket, ende nuk e ka kuptuar saktë se çfarë realisht ka ndodhur. Ne, në të gjitha takimet që kemi pasur me ta, u kemi shpjeguar se sektori prodhues do të preket shumë nga rritja e tarifave të energjisë. Deri më tash nuk ka pasur asnjë reagim konkret prej anës së Qeverisë”, ka pohuar Ajvazi.

Në anën tjetër, sipas Ajvazit, vendimi arbitrar i ZRrE-së për daljen në tregun e hapur ka ndikuar që tashmë disa biznese ta ndalin prodhimin, dhe ky është një lajm i tmerrshëm.

“Një kompani prodhuese, që tash për tash nuk mund t’ia përmend emrin për shkak të kontratave që ka edhe në Evropë, ka njoftuar 200 punëtorët e saj se do ta ndalë prodhimin deri në një vendim të ardhshëm të ZRrE-së, pra si pasojë e rritjes së tarifave dhe në pamundësi që ta përballojë këtë rritje të çmimit të energjisë, është detyruar ta ndalë komplet prodhimin. Ky është vetëm një rast, dhe nëse nuk do të ketë ndryshim të vendimit të ZRrE-së, raste të ngjashme do të ketë shumë”, ka shtuar Ajvazi.

Kosova nga investitorët e huaj është konsideruar si një vend potencialisht i mirë për të investuar, edhe për shkak të çmimit të ulët të energjisë elektrike, ndërsa vendimi i fundit i ZRrE-së për rritjen e tarifave mund t’i largojë edhe ata pak investitorë të huaj.

aaaaa