AMP, në bashkëpunim me pikën kufitare të Kapshticës, po kryejnë kontrolle të përbashkëta mbi analizën e riskut.
Momentalisht, në doganë janë duke u kryer kontrollet policore në mjete, ndërsa mësohet se në një mjet është konstatuar një sasi droge. Nga burime brenda policisë, flitet për 6 kg heroinë. Droga është kapur duke kaluar në kufi. Dyshohet për përfshirje të punonjësve të policisë.
Momentalisht nuk ka të arrestuar, por të shoqëruar, të cilët do të merren në pyetje për zbardhjen e mëtejshme të rastit. Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe pritet që të ketë njoftim zyrtar nga policia kufitare.