Stërvitja shumëkombëshe “Defender 25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë nisi disa ditë më parë nga Shqipëria.
Në kuadër të stërvitjeje, në ujërat territoriale të Durrësit u zhvillua një operacion i simuluar detar, rreth 6 milje larg portit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje, e cila zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.
Në këtë stërvitje të përbashkët morën pjesë anije të Flotës Detare Shqiptare “Lissus”, “Oriku” dhe “Semani”, si dhe dy anije amerikane dhe dy helikopterë “Cougar” të Forcës Ajrore.