string(89) "mef-hajde-fol-pak-arben-gashi-e-mefail-bajqinovci-ngacmohen-me-fjale-ne-hyrje-te-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 11:13

“Mef, hajde fol pak”, Arben Gashi e Mefail Bajqinovci ngacmohen me fjalë në hyrje të Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 11:13

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, e ka ngacmuar me fjalë deputetin e LVV-së, Mefail Bajqinofcin, derisa ky i fundit ka qenë duke hyrë brenda Kuvendit të Kosovës, shkruan Express.

“Mef, hajde fol pak. Hajde fol për koalicionet”, dëgjohet teksa i thotë deputeti Arben Gashi.

Derisa deputeti Bajqinovci ia ka kthyer Gashit duke i thënë se “partia të ka qitë në bankë të fundit”, ndërkohë që sipas deputetit të VV-së, Gashi ka qenë njeriu kryesor i LDK-së që ka “vrapuar për partinë”.

Gashi i pyetur nga mediat për ftesën që ia bëri Bajqinofcit, ka deklaruar se e bëri vetëm për çështje simpatie./GazetaExpress/

aaaaa