string(91) "shqiperi-serbi-ndez-arena-kombetare-sylvinho-zgjedh-11-luanet-kuqezinj-per-duelin-e-zjarrte"

Futboll

Gazeta Express

07/06/2025 10:30

Shqipëri–Serbi ndez “Arena Kombëtare”, Sylvinho zgjedh “11 luanët” kuqezinj për duelin e zjarrtë

Futboll

Gazeta Express

07/06/2025 10:30

Mbrëmja e sotme në “Arena Kombëtare”pritet të jetë e mbushur me emocione, tension dhe krenari kombëtare, teksa Shqipëria përballet me Serbinë në kualifikuesen e grupit përkatës të Botërorit 2026.

Një përballje historike, plot antagonizëm dhe simbolikë. Dueli më i rëndësishëm i Grupit K vjen në një klimë elektrizuese, mes masave të forta të sigurisë dhe mobilizimit të jashtëzakonshëm të Policisë së Shtetit për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Trajneri Sylvinho e ka mbyllur seancën e fundit stërvitore dhe ndonëse ka preferuar të ruajë sekretin deri një orë para ndeshjes, burime pranë ekipit kuqezi zbulojnë formacionin e mundshëm titullar për këtë përballje të zjarrtë.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë (4-3-3):

🧤 Porta: Thomas Strakosha

🛡️ Mbrojtja: Elsaid Hysaj (djathtas), Berat Gjimshiti (qendër), Arlind Ajeti (qendër), Mario Mitaj (majtas)

Mesfusha: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi

Sulmi: Armando Broja (krah), Mirlind Daku (qendër), Arbër Hoxha (krah)

Sylvinho ka përzgjedhur një treshje sulmuese dinamike dhe fizike, me Brojën e shpejtë në të djathtë, Hoxhën teknik në të majtë dhe Dakun në majë, si “luani i betejë”.

Në stol mbeten emra si Bajrami, Asani dhe Manaj, ky i fundit me shqetësime fizike në stërvitje.

Atmosfera është e ndezur, tribunat do të jenë plot. Shqipëria kërkon jo vetëm pikët, por një fitore me peshë historike dhe emocionale. Nën shikimin e Europës, në një stadium “të blinduar”, kuqezinjtë do të përpiqen të shkruajnë një tjetër faqe krenarie.

aaaaa