string(90) "media-serbe-e-xhiron-fshehurazi-stervitjen-e-shqiperise-ne-tirane-vjen-reagimi-i-sylvinhos"

Sport

Gazeta Express

06/06/2025 23:10

Media serbe e xhiron fshehurazi stërvitjen e Shqipërisë në Tiranë, vjen reagimi i Sylvinhos

Sport

Gazeta Express

06/06/2025 23:10

Një skandal mediatik ka shpërthyer para përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Mediumi serb “Kurir” ka publikuar pamje të marra fshehurazi nga stërvitja e Kombëtares shqiptare në Tiranë, duke i shoqëruar me një titull provokues:

“EKSKLUZIVE: I SPIUNUAM SHQIPTARËT NË MES TË TIRANËS – Ja si po përgatiten për ndeshjen kundër Serbisë!”

Ky veprim ka ngritur shqetësime për shkeljen e etikës profesionale dhe tentativat për tensionim të atmosferës para ndeshjes.

Sylvinho reagon qetë ndaj provokimit

Në konferencën për shtyp, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, reagoi me maturi ndaj këtij raportimi:

“Trajneri i Serbisë tha se i ka parë 5-6 ndeshje tona. Edhe ne i kemi parë po aq ndeshje të tyre. Nuk ka asnjë efekt ky raportim dhe ato incizime.”

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet me fokus dhe qetësi, pa u ndikuar nga manovrat provokuese jashtë fushe. Gjithçka pritet të zgjidhet aty ku duhet – në fushën e lojës./GazetaExpress/

aaaaa