string(68) "mjeku-norvegjez-denohet-me-21-vjet-burg-per-perdhunimin-e-pacienteve"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 20:10

Mjeku norvegjez dënohet me 21 vjet burg për përdhunimin e pacientëve

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 20:10

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vjet burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra grave, në një rast që ka tronditur vendin skandinav.

Ish-mjeku i përgjithshëm Arne Bye është dënuar për 70 akuza për përdhunim dhe sulm seksual. Ai u dënua gjithashtu për 82 akuza për abuzim me pozicionin e tij si mjek, raportojnë mediat norvegjeze.

Pothuajse të gjitha veprat penale ndodhën gjatë ekzaminimeve mjekësore që Bye u kryente pacientëve të tij ndërsa punonte si mjek në qytetin e vogël të Frostës – një komunitet i vogël me më pak se 3,000 banorë, pranë Trondheimit në bregdetin perëndimor të Norvegjisë, raporton BBC.

Bye u ndalua gjithashtu të ushtronte punën si mjekë dhe u urdhërua të paguante kompensim.

Gjykata kishte diskutuar mbi një aktakuzë të gjatë, e cila përfshinte akuza që shtriheshin në gati dy dekada në lidhje me 94 gra, sipas mediave norvegjeze.

Bye u deklarua fajtor për disa nga krimet dhe u lirua gjithashtu nga një numër akuzash.

aaaaa