string(67) "gazetari-serb-e-provokon-gjimshitin-duke-e-pyetur-per-bashkeshorten"

Sport

Gazeta Express

06/06/2025 19:08

Gazetari serb e provokon Gjimshitin, duke e pyetur për bashkëshorten

Sport

Gazeta Express

06/06/2025 19:08

Shqipëria po e mbanë konferencën e fundit për shtyp, para ndeshjes së madhe ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Para gazetarëve nga kombëtarja shqiptare kanë dalur selektori i kombëtares shqiptare, Sylvinho dhe kapiteni, Berat Gjimshiti.

Një gazetar serb e provokoi Berat Gjimshitin, duke ia përmendur gruan e tij serbe gjatë konferencës.

Ai e pyeti se si e kishte pritur gruaja e tij përballjen Shqipëri – Serbi.

I shpejt ishte reagimi i Gjimshitit, i cili i tha se këtu ka ardhur të flasë për futboll, jo të flasë për jetën e tij private.

Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet nesër me fillim nga ora 20:45./GazetaExpress/

aaaaa