string(81) "ne-bujanoc-iu-kerkua-fitore-ndaj-serbise-gjimshiti-ska-harruar-24-ore-para-duelit"

Sport

Gazeta Express

06/06/2025 19:05

Në Bujanoc iu kërkua fitore ndaj Serbisë, Gjimshiti s’ka harruar 24 orë para duelit

Sport

Gazeta Express

06/06/2025 19:05

Shqipëria po e mbanë konferencën e fundit për shtyp, para ndeshjes së madhe ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Para gazetarëve nga kombëtarja shqiptare kanë dalur selektori i kombëtares shqiptare, Sylvinho dhe kapiteni, Berat Gjimshiti.

Gjimshiti foli për ndeshjen ndaj Serbisë, duke mos e harruar mesazhin që i ishte dhënë në Bujanoc.

“Mesazhi nga vendlindja, Bujanoci. Isha në vizitë te gjyshërit. Porosia nga atje ishte ajo qe e keni degjua (qesh) … ne gjithmonë hyjmë për fitore”, tha Gjimshiti.

Tutje, ai tha se për këtë ndeshje janë përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Jemi përgatitur shumë mirë, jemi në formën e duhur, jemi shumë gati për nesër. Shpresoj që nesër do të jetë në formë edhe tifozëria më e bukur në botë – për mua – ata janë mbështetje shtesë për ne në fushë”, shtoi ai.

Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet nesër me fillim nga ora 20:45./GazetaExpress/

aaaaa