Kanë mbetur pak më shumë se 24 orë, deri në nisjen e ndeshjes së madhe të Shqipërisë ndaj Serbisë.
Ky takim do të luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.
Përreth stadiumit “Air Albania”, Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm policësh, për ta mbajtur sigurinë në nivel të lartë.
Gjatë pasditës së sotme, dy kombëtaret do të zhvillojnë stërvitjet e fundit para ndeshjes së nesërme.
Ndeshja Shqipëri – Serbi luhet nesër nga ora 20:45 në “Air Albania”.
aaaaa