Kombëtarja e Shqipërisë nesër do të luajë ndeshjen e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës për vitin 2026.
“Kuqezinjtë” do të luajnë ndaj Serbisë, në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, me ndeshjen që nis nga ora 20:45.
E, në këtë ndeshje, komentatori i njohur i futbollit, Dritan Shakohoxha, thotë se do të jetë i pranishëm edhe djali i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Mesa di unë, do vijë edhe djali i Vuçiq këtu në Tiranë, sepse ai është menaxher futbolli. Vuçiq është shumë i lidhur me futbollin, ata e kanë përdorur futbollin dhe grupet e huliganëve për politikë, për fushata elektorale. I kanë përdorur për gjenocide, për Kosovë, për Bosnjë e kudo që ata kanë pasur probleme – kanë përdorur këto grupe të tifozërisë”, ka thënë Shakohoxha për “Klan Kosova”.
Së fundmi, Shqipëria e Serbia u përballen në kualifikimet për Europianin e vitit 2016.
Shqiptarët një ndeshje e fitonin 3-0 me rezultat zyrtar – pas ngjarjeve tmerruese në
Beograd – dhe një ndeshje u mposhtën 2-0 në Elbasan.
aaaaa