string(45) "chelsea-cmendet-pas-lojtarit-te-rivalit-lokal"

Sport

Gazeta Express

06/06/2025 16:10

Chelsea ‘çmendet’ pas lojtarit të rivalit lokal

Sport

Gazeta Express

06/06/2025 16:10

Chelsea ka bërë një ofertë befasuese për të siguruar transferimin e yllit të West Hamit, Mohammed Kudus, duke propozuar një marrëveshje shkëmbimi që përfshin deri në shtatë lojtarë, në përpjekje për të mposhtur konkurrencën e Manchester United.

Kudus, 24-vjeçar, iu bashkua West Hamit në verën e vitit 2023 nga Ajax për 36 milionë funte dhe pati një sezon debutues mbresëlënës me 14 gola në të gjitha garat. Megjithatë, sezonin e fundit ai shënoi vetëm pesë herë, por mbetet një objektiv kryesor në listën e trajnerit të ri të Chelseat, Enzo Maresca.

Sipas raportimeve të gazetarit britanik Graeme Bailey, Chelsea është duke synuar të përfitojë nga situata duke përfshirë në marrëveshje lojtarë si:

Robert Sanchez (portier),

Kiernan Dewsbury-Hall (mesfushor),

Tosin Adarabioyo, Trevoh Chalobah, Benoit Badiashile dhe Axel Disasi (mbrojtës),

si dhe Carney Chukwuemeka (mesfushor i ri premtues).

Chelsea ka siguruar gjithashtu shërbimet e Liam Delap, duke paguar klauzolën prej 30 milionë funte për ta marrë nga Ipswich Town, duke fituar garën ndaj Manchester United. “Djajtë e Kuq” humbën këtë garë pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Blutë e Londrës shpresojnë ta kenë Kudusin në skuadër para pjesëmarrjes së tyre në Kupën e Botës për Klube, që zhvillohet këtë muaj në Shtetet e Bashkuara, ku do të përballen me Leon, Flamengo dhe ES Tunis në fazën e grupeve. 

aaaaa