string(101) "irani-pergatitet-ushtarakisht-porosit-nga-kina-materiale-per-800-raketa-balistike-wall-street-journal"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 14:41

Irani përgatitet ushtarakisht, porosit nga Kina materiale për 800 raketa balistike – Wall Street Journal

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 14:41

Në një synim për të forcuar fuqinë ushtarake, Irani ka porositur nga Kina sasi të mëdha materiali për prodhimin e raketave balistike.

Kështu thuhet në një raport të botuar nga Wall Street journal, ndërkohë që negociatat bërthamore mes Iranit dhe SHBA-së janë duke vazhduar.

Sipas raportit, thuhet se Teherani ka porosituar sasi të mjaftueshme të ‘perchlorate ammonium’ për të prodhuar potencialisht deri në 800 raketa. Ndërsa dihet se ky material përdoret për të prodhuar raketa me karburant të ngurtë.

Bëhet e ditur se materiali pritet të arrijë në Iran gjatë mujave në vazhdim, ndërsa Ëall Street Journal thotë se kjo dërgesë mund të jetë bërë “me shumë mundësi, muaj më parë”, para propozimit të presidentit amerikan Donald Trump, për negociata me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Sipas medias, ‘perchlorate amonium’ është porositur nga një entitet iranian i quajtur Pishgaman Tejarat Rafi Novin Co. nga kompania Lion Commodities Holdings Ltd. me bazë në Hong Kong.

Ndërkohë, sipas një raporti tjetër nga Axios, Izraeli ka informuar Shtëpinë e Bardhë se nuk do të godasë objektivat bërthamore iraniane përpara se negociatat të e SHBA-së me Iranin të shpallen të dështuara.

aaaaa