string(89) "abdixhiku-uron-qytetaret-per-kurban-bajram-le-te-jete-kjo-dite-reflektimi-dhe-solidaritet"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 10:14

Abdixhiku uron qytetarët për Kurban Bajram: Le të jetë kjo ditë reflektimi dhe solidaritet

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 10:14

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit,

Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së,  ka theksuar rëndësinë e kësaj dite për paqen, solidaritetin dhe dashurinë ndërnjerëzore.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit ju shpreh urimet më të përzemërta, për paqe, mirësi dhe gëzim në familjet tuaja.

Kjo ditë e sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit le të na shërbejë si reflektim e kujtesë për vlerat më të larta njerëzore, përkushtimin ndaj Krijuesit, dashurinë për njëri-tjetrin, dhe gatishmërinë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë

Në këtë festë ju uroj shëndet, lumturi dhe begati; me besim që harmonia dhe mbarësia të jenë gjithnjë udhërrëfyes në shoqërinë tonë.

Me fat, Kurban Bajramin”, ka shkruar tutje Abdixhiku në Facebook

aaaaa