Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vazhduar traditën e shpërndarjes së ëmbëlsirave në ditën e Bajramit për Policinë e Kosovës.
Ai sot këtë e ka bërë se bashku me nënën e tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ai ka uruar të gjithë ata që kanë sakrifikuar për vendin.
“Me nanën Rukë e nisëm ditën me urim për Policinë e Kosovës. Uroj nga zemra familjet e dëshmorëve dhe martirëve, ushtarët tanë, personelin shëndetësor, dhe të gjithë ata që janë sot në detyrë, në shërbim të vendit”, ka shkruar Haradinaj.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...