string(66) "interesim-me-i-ulet-per-blerjen-e-kurbaneve-cmimi-deri-ne-300-euro"

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 8:07

Interesim më i ulët për blerjen e kurbanëve, çmimi deri në 300 euro

Lajme

Gazeta Express

06/06/2025 8:07

Interesimi për blerjen e kurbanëve për këtë Kurban Bajram ishte dukshëm më i ulët krahasuar me vitet e kaluara.

Osman Vegrovci, një shitës i deleve me përvojë shumëvjeçare, thotë për Ekonomia Online se çmimet e kurbanëve janë rritur, ndërsa kërkesat kanë rënë.

“Kërkesa ka shumë më pak se më herët. Interesimi më herët ishte më i madh. Ka pasur shitje më mirë. Tash më dobët. Kanë shkuar çmimet pak lart kështu. Më të mira kanë qenë 120 euro përpara se sot 240 a 250 euro”, tha Vegrovci.

Ai tregon se në vitet e kaluara delet për kurban shiteshin, ndërsa këtë vit ende kanë mbetur shumë pa u shitur. Pohon se çmimet po shihen si ta larta nga qytetarët.

“Çmimi i tyre është 200, 230, 250 deri në 300 euro. Po me siguri ju duket shtrenjtë. Çmimi më i mirë ka qenë 120 euro” shton ai.

Besimtarët myslimanë e nisën ditën me faljen e namazit të Bajramit në orën 5:35.

aaaaa