string(159) "jo-ata-qe-ju-thu-oligarke-ata-perfundi-i-falimenton-qeveria-duhet-ti-shohe-bizneset-si-punedhenes-ahmeti-per-cmimin-e-rrymes-po-sillen-me-biznese-si-me-partite"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 21:24

“Jo ata që ju thu oligarkë – ata përfundi i falimenton – qeveria duhet t`i shohë bizneset si punëdhënës”, Ahmeti për çmimin e rrymës: Po sillen me biznese si me partitë

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 21:24

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për rritjen e çmimit të rrymës dhe ndikimi tek bizneset.

Ahmeti në emisionin Pressing në T7 thotë se liberalizimi i tregut duhet të bëhet, pasi është zotim dhe kërkesë për Bashkimin Evropian, por rekomandon që të ftohen bizneset dhe të bisedojnë se si të bëhet ky tranzicion.

“Unë mendoj që edhe sot do të ishte mirë me i ftu bizneset edhe me kqyr qysh me bo këtë tranziicon, e jo me qit në pikëpytje liberalizimin e tregut sepse kjo është zotim dhe kërkesë për BE, por implementimi lë për të dëshiruar”, tha Ahmeti.

Tutje, ai thekson se kjo rritje e energjisë, i falimenton bizneset që i kanë mbi 50 punëtorë.

“Janë do biznese shumë të mdhaja, të cilat edhe kur jau rrit koston, munden me përballu. Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve, janë biznese që janë, jo ajo pjesa e naltme e prodhuesit të madh që po kanë qef këta me ju thon oligarkëve, por ti i ki një pjesë shumë të madhe të prodhuesve që janë përfundi megaoligarkëve, dhe kufinit të poshtëm që i ka kalu 50 punëtor, ata i falimenton, se këtë të madhin nashta nuk i falimenton. Po e lus qeverinë me i pa këta si punëdhënës, jo si fitues. Unë besoj që ka njerëz në VV që e kuptojnë që një biznes ka një profit për vete, por i ka edhe 50 punëtorë në punë, që janë pra 50 familje, që nëse nuk janë në punë, janë të papunë apo në listë të socialeve, pra janë barrë e qeverisë, duhet vet me i pagu”, tha ai.

aaaaa