Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump, dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, janë shprehur ‘‘të pakënaqur’’ me luftën në Ukrainë, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, presidenti Trump ka thënë se mendon që do ta ndalojnë gjakderdhjen .
Trump fillon duke uruar Merz për fitoren në zgjedhjet e shkurtit, dhe thotë se ata të dy shpesh kanë diskutuar “për problemet e botës jashtë Gjermanisë”, duke përmendur në mënyrë të veçantë pushtimin rus të Ukrainës.
“Nuk është mirë. Ai është i pakënaqur për këtë. Edhe unë jam i pakënaqur, por mendoj se në fund do të kemi sukses në ndalimin e gjakderdhjes”, ka thënë Trump, raporton The Guardian. /GazetaExpress