Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie ka miratuar kandidaturat për kryetarë për disa komuna, shkruan Gazeta Express.
Në postimin e të parit të AAK-së bëhet e ditur se kandidati i kësaj partie për Prishtinë do të jetë Bekë Berisha, për Gjakovë do të jetë Ardian Gjini, për Pejë Ali Berisha, për Suharekë, Bali Muharremaj, për Rahovec, Smajl Latifi, për Klinë, Zenun Elejzaj, për Deçan, Bashkim Ramosaj, dhe në Artanë, do të jetë kandidat Ajet Avdyli.
Në postimin e Haradinajt, theksohet edhe se degët e AAK-së në komuna të tjera do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë gjatë ditëve në vijim.
Postimi:
Sot, Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me vota unanime, miratoi këto kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komunale të tetorit.
Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:
• Në Gjakovë: Ardian Gjini
• Në Pejë: Ali Berisha
• Në Suharekë: Bali Muharremaj
• Në Rahovec: Smajl Latifi
• Në Klinë: Zenun Elezaj
• Në Deçan: Bashkim Ramosaj
• Në Prishtinë: Bekë Berisha
• Në Artanë: Ajet Avdyli
Gjatë ditëve në vijim, degët e Aleancës në komuna të tjera do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë, duke përmbyllur kështu hartën zgjedhore të Aleancës në të gjithë vendin.
Aleanca po hyn në këtë proces zgjedhor me kandidatë të dëshmuar dhe me vizion të qartë zhvillimor.
aaaaa