string(58) "auv-therjet-e-kurbaneve-te-behen-ne-thertore-te-licencuara"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 14:46

AUV: Therjet e kurbaneve të bëhen ne thertore të licencuara

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 14:46

Therjet rituale për festën e Kurban Bajramit, por edhe therjet e rëndomta duhet të realizohen vetëm në thertoret e aprovuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Kështu ka njoftuar sot kjo agjenci.

“Andaj  të nderuar qytetarë të besimit islam me rastin e festës se ‘’Kurban Bajrami’’ e cila festohet me datë 6 Qershore e Premte. Në frymën e respektimit të ligjit dhe ruajtjes se shëndetit publik,  ju kërkojmë qe therjen e Kurbaneve ta bëni vetëm në objektet e thertoreve. Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani qe po mbretërojnë temperatura të larta, rritet rreziku i kontaminimit të produkteve qe i ekspozohen të nxehtit”.

Objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje të autoritetit shtetërorë, sipas AUV aty secila kafshë i nënshtrohet kontrollit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes.

” Objektet posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike. Në të gjithë vendin ka thertore për therjen e kafshëve,  të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve”.

Lista e thertoreve të aprovuara gjenden në web faqen e AUV-së, https://auvk.rks-gov.net/bizneset/bizneset-e-aprovuara-per-ushqime-me-origjine-shtazore/ 

aaaaa