string(109) "gabim-i-pabesueshem-ne-finlande-selektorja-e-perfshin-ne-skuader-nje-51-vjece-qe-ishte-pensionuar-qe-nje-kohe"

Futboll

Gazeta Express

05/06/2025 12:30

Gabim i pabesueshëm në Finlandë, selektorja e përfshin në skuadër një 51 vjeçe që ishte pensionuar qe një kohë

Futboll

Gazeta Express

05/06/2025 12:30

Një gabim i pabesueshëm, por që të bën të qeshësh.

Ish-futbollistja finlandeze Stina Ruuskanen, 51 vjeçe, është përfshirë gabimisht në listën e të ftuarave për ndeshjen e Ligës së Kombeve, e cila u zhvillua të martën kundër Serbisë.

Në momentin e përfshirjes së emrit të saj në listën zyrtare, selektorja Outi Saarinen e gaboi emrin e saj me atë të futbollistes së re, Nanne Ruuskanen, mbrojtëse 23 vjeçe, e cila natyrisht nuk u përfshi në listë më pas, shkruajnë mediat finlandeze, përcjell “Gazeta Express”.

Federata e Futbollit të Finlandës e lëshoi një deklaratë përmes së cilës i shpjegoi arsyet e mungesës së befasishme të kësaj të fundit.

“Ka të bëjë me një gabim në përfshirje të listës në sistemin UEFA”, deklaroi kjo organizatë.

“Trajnerja Outi Saarinen gabimisht e ka përfshirë një ish-futbolliste me të njëjtin mbiemër, ende prezentë në sistemin e UEFA-s, në vend të Nanne Ruuskanen. Për këtë arsye, Ruuskanen nuk mund të luajë në ndeshjen e së martës kundër Serbisë. Ekipi i konfirmuar në sistemin e UEFA-s nuk mund të modifikohet dhe vajza është informuar me atë që ka ndodhur në ditën e ndeshjes, kur është bërë gabimi”, shtoi Federata finlandeze.

Nanne Ruuskanen, e cila nuk e ka asgjë ish-futbollisten me të njëjtin mbiemër, mori pjesë në ndeshje vetëm si spektatore.

“Nanne ishte qartësisht e zhgënjyer, por e mori lajmin mjaft mirë duke i marrë në konsideratë rrethanat”, deklaroi trajnerja Outi Saarinen në një komunikate të Federatës.

“Më vjen sinqerisht shumë keq për gabimin.”

E pensionuar nga bota e futbollit profesionist në moshën 29 vjeçe, Stina Ruuskanena e mori me plot humor lajmin e ftesës së papritur në Kombëtaren e Finlandës.

“Jam absolutisht e gatshme nëse më thërrasin! Pikërisht dje kam luajtur në një ndeshje të kampionatit amator. Kështu që, kam ndjenja të mira, jam në formë”, tha ajo duke qeshur. /Gazeta Express

aaaaa