string(81) "plagosjet-para-nje-palestre-ne-shkup-prokuroria-kerkon-paraburgim-per-tre-persona"

Maqedoni

Gazeta Express

05/06/2025 12:15

Plagosjet para një palestre në Shkup, Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona

Maqedoni

Gazeta Express

05/06/2025 12:15

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për fillimin e procedurës hetimore ndaj tre personave të dyshuar si bashkëkryes të veprës penale “Vrasje në tentativë”, që dënohet sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 3 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal, përcjell TV21. Nga Prokuroria kërkojnë që gjykata të shqiptojë masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

“Të dyshuarit, dy vëllezër dhe një i njohur i tyre, me paramendim kanë tentuar të vrasin një person dhe kanë rrezikuar jetën e dy të tjerëve. Ngjarja ndodhi më 1 qershor në orët e mbrëmjes përpara një palestre në Çair.
Incidenti filloi si një debat verbal me ofendime dhe sharje, por më pas përshkallëzoi në përleshje fizike. Në një moment, i dyshuari i parë ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur viktimën në gju, bark dhe gjoks. Lëndime kanë pësuar edhe dy persona të tjerë që u përpoqën të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë të plagosurin”, thonë nga Prokuroria.

aaaaa