Departamenti Amerikan i Arsimit njoftoi të mërkurën se ka informuar zyrtarisht agjencinë e akreditimit të Universitetit të Kolumbias për shkelje të ligjeve federale kundër diskriminimit, duke vënë në pikëpyetje përmbushjen e standardeve të kërkuara për akreditim nga Komisioni i Arsimit të Lartë i Shteteve Qendrore.
Sipas njoftimit zyrtar, Universiteti i Kolumbias, një prej institucioneve më të njohura të Ivy League, veproi me “qëllim të qartë neglizhence” ndaj ngacmimeve të studentëve hebrenj pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael.
“Pas ngjarjeve të 7 tetorit, drejtuesit e Kolumbias treguan qëllimisht moskujdes ndaj rasteve të ngacmimeve ndaj studentëve hebrenj në kampus,” deklaroi Linda McMahon, Sekretare e Arsimit në SHBA.
Kjo masë vjen si pjesë e një serie veprimesh nga Grupi i Përbashkët i Veprimit i Qeverisë Federale për Luftën kundër Antisemitizmit, i cili është krijuar me dekret ekzekutiv nga ish-presidenti Donald Trump në shkurt.
Universiteti i Kolumbias, pavarësisht kërkesave të shumta të mediave për koment, nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare mbi akuzat dhe hetimin në fjalë.
aaaaa