string(83) "balje-konfirmon-oferten-per-vend-pune-ne-shkup-me-kontaktoi-nje-mik-i-izet-mexhitit"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 7:56

Balje konfirmon ofertën për vend pune në Shkup: Më kontaktoi një mik i Izet Mexhitit

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 7:56

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar se i është ofruar posti i profesoreshës në Shkup, por ka mohuar që të ketë pasur takim direkt me Izet Mexhitin për këtë çështje, duke sqaruar se kontakti ka qenë nëpërmjet një doktori që është ish-pjesëtar i UÇK-së dhe që ka lidhje me partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Jo, zoti Mexhiti ka kontaktuar mes një doktori i cili është më i vjetër edhe ka qenë pjesëtarë i UÇK-së. Emër nuk kam thënë për shkak të respektit, unë nuk kam pranuar as për të pirë kafe, vetëm në këtë pjesë Izet Mexhiti ka thënë një të vërtetë dhe një të pavërtetë kur ka dalë publikisht, e pa vërtetë ka qenë se ne nuk jemi takuar asnjëherë pas zgjedhjeve, kemi pasur një takim. Por e vërteta është se nuk jemi takuar për vendin e punës, sepse e kam kuptuar se çfarë është puna. Unë katër pesë herë kam aplikuar por pa sukses” ka deklaruar Balje në Debat Plus.

Deputetja ka shtuar se nuk ka marrë kërkesë direkte nga Mexhiti, por nga ana e doktorit, i cili e ka thirrur disa herë për ofertën.

“Ai ka lidhje me partitë atje dhe janë shumë afër me Izet Megjitin, shok i tij”, ka shtuar ajo.

Balje ka theksuar gjithashtu se ka aplikuar katër apo pesë herë për vendin e punës, por pa sukses.

aaaaa