Modelja dhe ish finalistja që doli në vendin e dytë në Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu është paraqitur me një look të ri sonte
E veshur me një fustan të kuq, Xheneta ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj edhe me këto fotografi.
“Emri jem permenet e din ti qysh jon senet.!”, ka qenë mbishkrimi poshtë këtyre fotove.
Nuk dihet se “kush i dinë senet” e Xhenetës, por ajo sot u konfirmua si anëtare e jurisë së emisionit “She’s on top” – nga i cili emision ishte përjashtuar shkaku i dhunës vite më parë. /GazetaExpress/