Kreu i ndihmës humanitare të OKB-së ka dënuar “skenat e tmerrshme të palestinezëve që qëllohen, plagosen ose vriten në Gaza ndërsa thjesht përpiqen të hanin”.
Në një deklaratë, Tom Fletcher thotë se “një sërë zgjedhjesh të qëllimshme” kanë “privuar në mënyrë sistematike dy milionë njerëz nga gjërat thelbësore që u nevojiten për të mbijetuar”.
Fletcher përsërit thirrjet për hetime të pavarura për dhjetëra vdekje pranë vendeve të shpërndarjes së ndihmave dhe i kërkon Izraelit të “hapë kalimet” për të lejuar më shumë furnizime në Gaza.
“Duhet të na lejohet të bëjmë punën tonë”, thotë ai. “Ne kemi ekipet, planin, furnizimet dhe përvojën”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.