Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Europian ka miratuar raportin për Shqipërinë duke vlerësuar angazhimin e palëkundur të vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Eurodeputetët theksojnë konsensusin e gjerë politik dhe mbështetjen e fortë publike për anëtarësimin në bllok ndërsa nënvizojnë nevojën urgjente për të intensifikuar reformat.
Prioritetet kryesore përfshijnë forcimin e pavarësisë gjyqësore, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.
“Shqipëria mund të quhet me krenari pararojë mes kandidatëve për anëtarësim në BE. Por ne nuk jemi ende në vijën e finishit. Është thelbësore të vazhdojmë në këtë rrugë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe duke forcuar sundimin e ligjit. Duhet të ketë një theks të qartë në zgjerimin e modelit ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e modelit të mirëqenies sociale, si dhe në një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse”, tha raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder.
Në mbledhjen e komitetit u diskutua edhe për zgjedhjet e 11 majit. Ghaler i cili kryesoi misionin e zgjedhjeve vuri në dukje se pozicioni i partisë në pushtet ishte i avantazhuar pasi ajo përdori burimet shtetërore.
“Shqetësimet kyçe lidhen me abuzimi me burimet shtetërore, presioni ndaj votuesve, veçanërisht punonjësit e administratës publike dhe përdorimi i eventeve publike si Giro D’italia për qëllime fushate”, tha vëzhguesi i OSBE-së Michael Gahler.
Kritikave ndaj procesit zgjedhor në Shqipëri iu përgjigj raportuesi për vendin tonë Andres Schieder.
“Kjo është dicka me të cilën duhet të punojmë, por cfarë duhet të themi gjithashtu është që të dyja kampet politike mbështesin integrimin në bashkimin europian dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Schieder.
aaaaa