Një pretendim bombë është bërë për çështjen e Manchester City-t dhe 115 akuzave të tyre, ndërsa ende pritet një vendim zyrtar.
Gjykimi, i cili nisi në shtator 2023 dhe përfundoi në dhjetor, po shqyrtohet nga një komision i pavarur me tre anëtarë. Fillimisht, Pep Guardiola dhe të tjerë besonin se vendimi do të jepte para përfundimit të sezonit 2024/25. Por ende nuk ka asgjë zyrtare.
Sipas gazetarit Ian Herbert të Daily Mail, pas një “analize të afërt të provave dhe rrethanave të gjyqit”, ai beson se City do të dalë fitues dhe nuk do të ketë asnjë dënim me heqje pikësh apo rënie nga kategoria.
Cilat janë 115 akuzat?
Mosdhënia e informacionit të saktë financiar (54 raste)
Mospërputhja me hetimet e Premier League (35 raste)
Mosraportimi i kompensimeve për lojtarët e trajnerët (14 raste)
Shkelje të rregulloreve të fitimit dhe qëndrueshmërisë (7 raste)
Mosrespektimi i rregulloreve të UEFA-s (5 raste)
Herbert kujton se UEFA e kishte dënuar City-n për shkelje të ngjashme, por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.
Pas 180 ditësh që kanë kaluar nga përfundimi i seancave, Herbert shkruan: “Koha e gjatë më bën të besoj se City do ta fitojë këtë rast. Jo heqje pikësh, jo rënie nga kategoria.”
Eksperti i financave të futbollit, Kieran Maguire, ka thënë se për të dënuar City-n, komisioni duhet të provojë se zyrtarë të lartë të klubit dhe sponsorët Etihad e Etisalat kanë bashkëpunuar për manipulim financiar – diçka shumë e vështirë për t’u provuar.
Pse po vonohet vendimi?
Juristi Maxime van den Dijssel tha për “i Paper”: “Nuk jam i befasuar që po zgjat kaq shumë. Është normale për raste të tilla të mëdha dhe mund të zgjasë edhe disa vite të tjera, duke përfshirë apelimet.”
Manchester City e mohon kategorikisht çdo shkelje dhe thotë se ka prova të pakundërshtueshme për të treguar pafajësinë. /GazetaExpress/
aaaaa